Përbërësit: Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Sodium Citrate, Salicylic Acid, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-4 Laurate, Dipropylene Glycol, Lactic Acid, Glycolic Acid, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Capryloyl Salicylic Acid, Zinc PCA, Citric Acid, Sodium Gluconate, Succinic Acid, Gluconolactone, Sodium Chloride, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Gaultheria Procumbens (Wintergreen) Leaf Extract, Sodium Hyaluronate, Rosa Canina Fruit Extract
NEW Dr. Different Scaling Toner ( for Oily Skin) 300ml
L 2,900.00 Çmimi origjinal qe: L 2,900.00.L 2,465.00Çmimi i tanishëm është: L 2,465.00.
Produkti ynë më i kërkuar për trajtimin e poreve dhe pikave të zeza, Dr. Different Scaling Toner, tashmë vjen në një format të ri 300ml.
Pse është ky një lajm i mirë? Sepse ky nuk është një toner që thjesht mbron lëkurën, por një trajtim aktiv që kërkon konsistencë. Me formatin e ri ju keni më shumë produkt për të arritur rezultatet që dëshironi pa u shqetësuar se do t’ju mbarojë shpejt.
Nëse keni luftuar me pikat e zeza, yndyrën e tepërt apo lëkurën që duket “pa jetë”, ky toner është zgjidhja. Ai bën një eksfolim të butë por efektiv duke hequr gjithçka që larësi juaj harron pas.
- Pastron Poret në Thellësi: Shkrin pikat e zeza dhe parandalon bllokimin e poreve që shkakton aknet.
- Lëmon Teksturën: Largon qelizat e vdekura, duke e bërë lëkurën të ndjehet e butë si mëndafsh.
- Shkëlqim Natyral: Ndihmon në rigjenerimin e lëkurës, duke i dhënë një pamje më të freskët dhe më të ndritshme.
- Balancim Perfekt: Me një pH 4.5, ai mbron barrierën e lëkurës ndërkohë që punon kundër imperfeksioneve.
Përbërësit “Magjikë”:
- BHA (Acid Salicilik): Heroi i poreve të pastra.
- AHA (Acidi Laktik & Glikolik): Dyshja që “fshin” shenjat dhe qelizat e vdekura.
- Acid Citrik: Antioksidanti që i jep dritë fytyrës.
Si ta përdorni (për rezultate maksimale):
-
Mbrëmja është koha e duhur: Përdoreni pas larjes së fytyrës.
-
Aplikimi: Hidhni pak produkt në pambuk ose direkt në duar dhe përhapeni në fytyrë e qafë (evitoni sytë dhe buzët).
-
Rregulli i Artë (10-25 Minuta): Prisni pak përpara se të vendosni kremin hidratues. Lejojini acidet të bëjnë punën e tyre pa u ndërprerë!
-
Mbrojtja SPF: Duke qenë se lëkura juaj do të jetë “e re” dhe delikate, të nesërmen aplikoni patjetër krem mbrojtës SPF 50+.
